Kremlini ka deklaruar se gjoba e vendosur nga Rusia ndaj Google është simbolike dhe synon të nxisë gjigantin e teknologjisë për të zhbllokuar kanalet ruse në Youtube.

Sipas medias ruse RBK, shifra totale e gjobës është dy undecilion rubla ($20 decilion) dhe kjo është më e lartë se shuma që mund të arrijnë të gjitha paratë e botës të marra bashkë. Një undecilion do të ishte 1036.

“As mund ta shqiptoj këtë numër, por me gjasë është i ndërthurur me simbolizmin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Google nuk duhet t’i bllokojë veprimet e mediave tona, por e bën. Kjo duhet të jetë një arsye që drejtuesit e Google t’i kushtojnë vëmendje dhe të korrigjojnë situatën”.

Që pas ofensivës në Ukrainë më shkurt 2022, Rusia ka aplikuar gjoba të mëdha në kompanitë e rrjeteve sociale të akuzuara si shpërndarëse të përmbajtjeve kritike ndaj Kremlinit ose pro Ukrainës.

Youtube është i disponueshëm në Rusi, por autoritetet kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta heqin për shkak të ndalimeve që ka bërë në përmbajtjet e qeverisë ruse.

Gjykatat ruse kanë gjobitur vazhdimisht Google në përpjekje për ta detyruar që të bindet dhe kostot ligjore shumëfishohen çdo ditë nëse nuk zbaton kërkesat e Moskës./tvklan.al