Google ka marrë një gjobë prej më shumë se dy undecilion që do të thotë një shifër me 36 zero pasi hoqi llogaritë e drejtuara dhe pro qeverisë nga Youtube. Thënë ndryshe, undecilioni është një trilion i shumëzuar tri herë me veten e tij.

Gjoba që Google ka marrë nga Rusia është më e madhe se i gjithë Prodhimi i Brendshëm Bruto i botës i cili sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar është 110 trilionë dollarë.

Google ka një vlerë prej 2.16 trilionë dollarë dhe duket se me kaq para, nuk do ia dalë ta shlyejë Rusinë. Gjoba gjithashtu rritet për shkak të mospagesës dhe nëse nuk shlyhet për 9 muaj, do të dyfishohet çdo ditë, raporton agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Shifra ‘e frikshme’ është rritur pasi Google nuk ka rikthyer llogaritë e Youtube që i përkasin 17 kanaleve televizive ruse, sipas RBC News. Google mund të kthehet në tregun rus vetëm nëse zbaton vendimin e gjykatës.

Çështja u ngrit  privatisht në vitin 2020 pasi llogaritë e kanaleve Tsargrad TV dhe RIA FAN u bllokuan nga sanksionet e SHBA-së. Më pas situata përshkallëzoi pas fillimit të luftës në Ukrainë kur Youtube bllokoi llogaritë që i përkisnin Sputnik dhe RT ku u përfshinë edhe autoritetet ruse./tvklan.al