Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka qëndruar të martën në Kosovë për të treguar përkushtimin që ka NATO-ja për të ruajtur stabilitetin në rajon.
Pas takimit që zhvilloi me presidenten e vendit Vjosa Osmani ai tha se një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për të gjithë zonën e NATO-s.
Për dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli ka thënë se Kosova e Serbia duhet të bëjnë “kompromise të duhura” duke porositur të dyja palët duhet të fokusohen në dobitë afatgjate.
“Do të jem shumë i drejtpërdrejtë vetëm bashkërisht mund të kemi paqe në rajon. Duhet të ketë zgjidhje politike, e që kërkon lidership nga të gjithë politikanët”, tha Mark Rutte, Sekretari i Pëtgjithshëm i NATO-s.
E Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosovës i duhet bashkëpunimi me NATO në rrugëtimin që Kosova të ketë një ushtri të mirë mobilizuar.
Sekretari i NATO-s ka zhvilluar një takim edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Ai erdhi në Kosovës pas vizitës një ditë më parë që zhvilloi në Bosnjë e Hercegovinë.
Tv Klan