Samsung ka zgjedhur një vend pranë Teksasit për të ndërtuar qendrën e re të çipeve kompjuterikë, e cila ka një vlerë prej 17 miliardë dollarë. Ky është investimi më i madh i gjigandit teknologjik të Koresë së Jugut.
Pika e re pritet të hapë 2000 vende të reja pune në teknologji dhe ndërtimi i saj do të nisë në fillim të viit tjetër. Ahtu si disa prej rivalëve të tij, Samsung po garon për të zgjeruar prodhimin e çipeve në mënyrë që të zhdukë problemet e furnizimit, sidomos tani që tregu nuk siguron mjaftueshëm.
Pritet që kjo qendër të jetë gati rreth gjysmës së dytë të vitit 2024. Ndërtimi i saj është në koherencë me nxitjen e Presidentit Joe Biden ndaj prodhuesve të mëdhenj të cipeve për të rritur sasinë e produktit të tyre në SHBA.
Kto çipe do të përdoren në një rang të gjerë duke përfshirë celularët, rrjetin 5G, kompjutera të performancës së lartë dhe inteligjencën artificiale./tvklan.al