Në një sallë të mbushur me ekranë që përpunojnë të dhënat nga lartësia e orbitës, Shqipëria vëzhgohet në çdo cep të saj.

“Kjo është drejtoria ku menaxhohen dhe përpunohen imazhet satelitore të dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2”, raporton gazetarja e Tv Klan Dorina Halili.

Që prej vitit 2023 dy satelitët kanë prodhuar rreth 1100 imazhe për territorin shqiptar.

“Duke bërë një mozaik të imazheve, kemi arritur të krijojmë për dy vite rresht mbulesën e Shqipërisë me imazhe satelitore, pra është mbuluar gjithë territori për vitin 2023 dhe 2024”, tha Dritan Prifti.

Imazhet satelitore kanë luajtur një rol kyc në monitorimin e emergjencave natyreore.

“Ky është rasti i zjarrit të rënë në vjet në Gjadër të Lezhës. Nga analizimi i pamjeve satelitore para dhe pas arrijmë të identifikojmë pasojat e kësaj ngjarje”, raporton gazetarja e Tv Klan Dorina Halili.

“Imazhet e prodhurara nga satelitët kanë pasur ndikim edhe menaxhimin e burimeve ujore, në planifikimin urban apo sektorë si bujqësia e turizmi, si në rastin e identifikimit të parcelave të plazhit”, tha Dritan Prifti.

Në një tjetër imazh vërehet fenomeni i tërheqjes së detit.

Një nga zhvillimet inovative është përdorimi I inteligjencës artificiale për indentifikimin automatil të të gjitha gjitha serave në Shqipëri. Po punohet që kjo metodë të aplikohet edhe për monitorimin e parcelave që përdoren për kultivimin e kanabisit.

“Përmes monitorimit të territorit me satelitë, Shqipëra monitoron dhe mbron territorin e saj, ndërsa gjeneron të dhëna për fenomene dhe kërkime më të thelluara shkencore”, tha Dritan Prifti.

Tv Klan