Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Shëngjin.
Gazetari i Klan News Martin Marku bën me dije se dy motorrë janë përplasur me njëri-tjetrin në zonën e plazhit të Kunës.
Raportohet se nga përplasja e fortë njëri prej drejtuesve të motorrit ka marrë fraktura të mëdha dhe është transportuar në Spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
/tvklan.al