Një sherr me thikë raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të diele në Vlorë.
Gjatë konfliktit është plagosur me thikë 20-vjeçari K.H. i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i plagosjes me thikë 25 vjeçari A.B.
Po ashtu janë plagosur me sende të forta dhe tre të tjerë, konkretisht K.H., 30 vjeç, R.M., 19 vjeç dhe D.I., 32 vjeç të cilit pas mjekimit në spital janë shoqëruar në komisariat.
“Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç”, njofton policia.
/tvklan.al