Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Ukrainën, në Ligën e Kombeve.

Ramadani deklaroi se atmosfera është shumë e mirë, ndërsa theksoi se Ukraina është studiuar mirë.

Sipas tij, forca e Shqipërisë është grupi dhe do të bëhet maksimumi për të marrë vendin e parë në grup.

“Atmosfera është fantastike. Jemi shumë të përqendruar. Na pret një lojë shumë e vështirë, por atmosfera është shumë e mirë. E kemi studiuar mirë Ukrainën dhe e dimë ku është pika e tyre e fortë.

Në ekip jemi profesionistë. Nëse luajmë brenda apo jashtë, ne jemi të përqendruar për një ndeshje shumë te mirë. Jemi stërvitur mirë gjatë javës,. E dimë çfarë kundërshtari na pret në fushë. Jemi të përqendruar maksimalisht, për të bërë mirë nesër.

Medon Berishën e shikoj çdo ditë në stërvitje. Punon shumë. Është lojtar i ri dhe gati për të dhënë maksimumin e tij.

Lojtarët e rinj janë përshtatur mirë dhe do japin maksimumin, ashtu si ne. Forca jonë është grupi. Do bëjmë më të mirën për të fituar grupin. Kemi lojtarë cilësorë dhe do bëjmë maksimumin për të marrë vendin e parë.

Për shiritin e kapitenit nuk e di unë, atë e vendos trajneri. Nëse ndodh do të ishte diçka e madhe që do e bëja me nder. Në Europian kemi luajtur ndaj kundërshtarëve të fortë. Ishte një nivel shumë i lartë. Kemi fituar eksperiencë. E dimë si luajmë së bashku. Kjo do na shërbejë shumë për kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe aty të Botërorit.”, deklaroi Ramadani.

Sfida mes Ukrainës dhe Shqipërisë, do të luhet më 7 shtator, ndërsa transmetohet ne Tv Klan.  

/tvklan.al