Me 9 pikë në katër ndeshje, përfaqësuesja e Kosovës kërkon fitoren e grupit C2 në Ligën e Kombeve. Dardanët sfidojnë Rumaninë dhe Lituaninë në ndeshjet e Nëntorit, takimi ku protagonistët synojnë të marrim maksimumin.
Sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja është shprehur i emocionuar nga ky grumbullim i parë në përfaqësuese.
Dardanët luajnë kundër Rumanisë më 15 Nëntor në Bukuresht, ndërsa ndeshjen e dytë kundër Lituanisë më 18 Nëntor në Prishtinë. Kosova gjendet në vendin e dytë në grup me 9 pikë, tre më pak se Rumunët që janë më të favorizuar për tu ngjitur një divizion më lart të Ligës së Kombeve.
Klan News