Në javën e 25 të Superligës do të përballen skuadrat e kreut. Ndeshje interesante për t’u ndjekur pasi mund të sjellin ndryshim të renditjes. Egnatia pret Partizanin. Rrogozhinasit kërkojnë të ruajnë kreun, por kanë edhe disa mungesa.

“Mendoj të kemi vazhdimësi, të ruajmë rezultatet që kemi pasur… Shumë e rëndësishme fitorja, por duhet të jemi më të kujdesshëm për të mos pësuar gol”, tha Tetova, trajner i Egnatias.

“Është e gabuar të mendojmë në futboll që duhet të ruajmë diçka dhe ta vendosim veten në pozicion mbrojtës, nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë, gjithmonë duhet të kemi një qëllim dhe ndeshja e nesërme e ka një të tillë”, tha Veselinoviç, trajner i Partizanit.

Në “Elbasan Arena” do të luhet Dinamo – Vllaznia.

“Është detyra të mbajmë këtë ritëm dhe të përmirësohemi çdo ndeshje, të rrimë me këmbë në tokë dhe të jemi të përqendruar dhe disiplinuar. Të jemi të uritur dhe mos mendojmë që gjërat janë të thjeshta, por të presim hapin e radhës”, tha Brdariç.

Këtë të shtunë do të luhet edhe Bylis – Elbasani.

Tv Klan