Dinamo u rikthye te fitorja në kampionat, pas katër barazimeve radhazi. Blutë e kryeqytetit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Laçit, në sfidën e javës së 26-të.

Heroi i vendasve ishte Dejvi Bregu, i cili realizoi dopietë golash. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e 2-të me një supergol nga jashtë zone, ndërsa dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 68-të.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në vendin e dytë në renditje, me 44 pikë të grumbulluara, 4 më pak se Egantia kryesuese.

Në krahun tjetër, Laçi mban vendin e pestë me 30 pikë, po aq sa edhe Elbasani i vendit të gjashtë. /tvklan.al