Kërcënimet e vazhdueshme nga Rusia dhe Kina po i shtyjnë Shtetet e Bashkuara të ndërrojnë mendje për armët bërthamore.
Prestigjiozja Nju York Times citon burime nga Shtëpia e Bardhë që thonë se administrata Biden po shqyrton mundësinë që të heqë dorë nga politika e reduktimit të arsenalit bërthamor, të ndjekur gjatë gjithë këtyre viteve.
Nuk përjashtohet mundësia që Uashingtoni t’i rikthehet zgjerimit të këtij arsenali.
Nju York Times citon njërin prej eksponentëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Prenej Vadi, i cili është shprehur se Uashingtoni mund të heqë dora nga politika vetëm e modernizimit të arsenalit dhe do të fokusohet tani edhe tek zgjerimi i tij.
Në kushtet kur komunikimi me Rusinë është ndërprerë për shkak të luftës ruse në Ukrainë, marrëveshja “Nju Start” për kufizimin në 1550 të numrit të armëve bërthamore në gatishmëri mund të mos rinovohet në vitin 2026, kur skadon afati i asaj ekzistuese të nënshkruar në 2011-ën.
Me pretekstin për t’u mbrojtur nga një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit të Ukrainë, Rusia po rigjeneron arsenalin bërthamor, ndërsa Kina ka në plan të shndërrohet në një fuqi bërthamore të barabartë me SHBA dhe Rusinë deri në 2030-ën.
Tv Klan