Shtetet e Bashkuara po hetojnë se si kanë rrjedhur informacionet e dokumenteve të klasifikuara ku detajoheshin planet e Izraelit për të sulmuar Iranin.

Rrjedhja  e informacione është “thellësisht shqetësuese” për Uashingtonin pranoi një zyrtar amerikan për CNN.

Hetimi po përqëndrohet tek fakti nëse këto dokumenta janë dhënë qëllimisht nga një anëtar i inteligjencës amerikane ose janë hakuar.

Zyrtarët amerikanë po punojnë për të përcaktuar se kush kishte akses në këto dokumenta para se ato të publikoheshin.

Dokumentet, të datës 15 dhe 16 Tetor, filluan të qarkullojnë në internet të premten pasi u postuan në Telegram nga një llogari e quajtur Middle East Spectator.

Dokumentat mund të shiheshin vetëm nga aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si Australia, Kanadaja, Zelandën e Re dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se ky është një incident shumë serioz, por thonë se rrjedhja e informacione nuk do të ndikojë në planet e Tel Avivit.

Klan News