Kongresi Amerikan dështoi sërish t’i japë zgjidhje pezullimit të përkohshëm të punës për një pjesë të administratës.
800 mijë punonjës rrezikojnë të mbeten pa u paguar, pasi presidenti ka paralajmëruar se nuk do të miratojë rritjen e shpenzimeve buxhetore të planifikuara nga demokratët.
Trump, tha në një postim në Twitter, se nuk do të dekretonte buxhetin e ri, derisa demokratët të bashkëngjisin në të planin 5 miliardë Dollarë për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Demokratët thonë se kostoja e ndërtimit të murit është tepër e lartë dhe propozojnë shifra më të ulëta, që nuk pranohen nga Trump.
Tv Klan