Prej 21 qershorit ka nisur sezoni i Gaforreve i cili do të përfundojë më 22 korrik. Yjet tashmë janë në anën e kësaj shenje uji që shquhet për karakterin e ngrohtë, besnikërinë dhe emocionet e thella. Të udhëhequra nga hëna, Gaforret janë edhe shumë intuitive.
Pikërisht hëna është ajo që i frymëzon më shumë dhe ngjyrat argjend, blu, e bardhë apo çfarëdo që lidhet me hapësirën, janë më të preferuarat për to. Perlat dhe guri i hënës janë kristalet e fatit për Gaforren ndaj kemi zgjedhur disa kombinime të të gjitha këtyre për t’ju dhënë disa ide për manikyrin perfekt që do t’ju pëlqejë edhe nëse nuk i përkisni kësaj shenje.
Perlë
Thonj që duken si perla të sjellin menjëherë ndërmend detin, por ngjyra përshtatet me gurin e lindjes së Gaforres duke e bërë zgjedhjen e përsosur.

Guaska
Sërish të frymëzuara nga oqeani, thonjtë që përziejnë blunë e zbehtë me të bardhën dhe artin 3D do të duken njësoj si guaskat që gjejmë në breg.

E verdhë gjalpi
Kjo ngjyrë e ëmbël të kujton mirësinë dhe ndjeshmërinë e Gaforres ndaj e përçon si duhet butësinë e shenjës së ujit.

Pishinë
Ky stil kaq veror kombinon manikyrin e kaltër dhe detajet e ujit dhe është i duhuri për sezonin!

Holograf
Për minimalistët, mjafton që manikyrit të thjeshtë t’i shtojnë një shtresë me reflekse dhe u bë!

Aureolë blu
Zgjidhni nuancat e blusë për thonjtë aureolë, shtoni edhe disa kristale 3D që duken si pika uji dhe shijoni artin në duart tuaja.

Argjend dhe ‘velvet’
Frymëzuar nga hëna e plotë dhe e ndritshme, thonjtë argjend me efekt ‘velvet’ janë të krijuar për Gaforret.

‘French’ i kaltër dhe ’chrome’
‘French’-i klasik mund të zëvendësohet nga ngjyra e kaltër me shkëlqim metalik dhe disa perla të vogla.

‘Ombre’ metalike
E kaltra akuatike dhe e gjelbra e ndezur me efekt metalik do sigurohen që vëmendja të jetë te duart tuaja.

/tvklan.al