Ndoshta mund të mos e keni vënë re, por ekzistojnë po aq dizajne minimaliste thonjsh po aq sa edhe ato që i qëndrojnë besnike ekzagjerimit.

Viti 2025 sjell një tjetër opsion të  thjeshtë por shumë të sofistikuar për ata që i besojnë frazës “më pak  është më shumë”: thonjtë sapun.

Thonjtë sapun janë trendi më i ri për një pamje të pastër të duarve. Yje si Victoria Beckham dhe Selena Gomez tashmë kanë dhënë miratimin e tyre.

Trendi i përgjigjet saktësisht emrit që mban sepse thonjtë duken njësoj si sapuni në lavamanin tuaj. Thonjtë sapun kanë një shkëlqim të butë, të tejdukshëm dhe s’duhen ngatërruar me ata si qumësht  sepse kanë disa dallime të vogla.

Thonjtë si qumësht kanë ngjyrë më të plotë dhe i përngjajnë së bardhës ‘të holluar’ apo bezhës së lehtë. thonjtë sapun janë më të tejdukshëm dhe duken sikur janë të lagur.

Për këtë trend, duhen ngjyra nude ose rozë shumë të tejdukshme apo një manikyr pa ngjyrë, me fare  pak pigmet. Një shtresë mjafton sepse duhet të duket ngjyra e thoit natyral.

Gjithashtu referohuni te ngjyra e lëkurës. Për ata që kanë lëkurë të zbehtë, duhet rozë në të bardhë apo e bardhë e zbehtë. Për lëkurat me pak më shumë pigment pigmentet e rozës në bezhë apo rozës nude janë të duhurat ndërsa për lëkurat me shumë pigment duhet mavi e thellë apo manaferrë, sigurisht të tejdukshme./tvklan.al