Seriali me njeriun më të adhuruar të momentit në të gjithë botën, Volodymyr Zelenski, presidenti i Ukrainës, heroi i padiskutueshëm i një kombi që krenohet me të, vjen premierë në Tv Klan.
Seriali ku Zelenski, ish-aktor dhe producent, interpreton një mësues historie, që krejt papritur garon në zgjedhjet presidenciale, duke fituar 70% të votave.
Çfarë ndodh kur dikush ju filmon teksa ju shani duke treguar gjendjen e mjerueshme të vendit tënd nga politikanët e korruptuar?!
Dhe kjo video bëhet virale në mediat sociale… Populli fillon dhe mbledh fonde që mësuesi i ndershëm, të kandidojë në zgjedhjet për president.
Seriali që i “dha” Ukrainës Presidentin që ajo ka sot në ditët më të vështira të saj…
Një njeri i thjeshtë dhe i ndershëm papritur bëhet President i Republikës. Një president që
nuk ndryshon asgjë në jetën e tij. Refuzon çdo privilegj, jeton në shtëpinë modeste me
prindërit aty ku ka jetuar gjithmonë, merr para borxh në fund të muajit nga shokët e tij,
shkon në presidencë me biçikletë dhe lufton të gjithë burokratët e korruptuar. A do të
mundet Vasili ta fitojë këtë luftë apo sistemi do ta rrëzojë dhe atë?
Seriali komedi që theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Ukrainë dhe aktualisht më i
shituri në të gjithë botën.
Një sit-com për presidentin më të këndshëm dhe më të ndershëm në politikën globale!
Seriali që parashikoi fatin e Zelenskit, sepse në 2019, ai garon dhe bëhet me të vërtetë
presidenti i Ukrainës. Aq i famshëm u bë Zelenski dhe aq i ngjashëm ishte skenari i tij me
situatën politike në Ukrainë, saqë ai fitoi zgjedhjet në jetën reale, duke u bërë president i
vendit.
Fitues i çmimit aktori më i mirë, producenti më i mirë, dhe komedia më e mirë ukrainase.
“Shërbëtori i popullit”, seriali që lancoi karrierën politikte të ish-komedianit Volodymyr
Zelenski, politikani më i dashur i momentit në të gjithë globin.
Ndiqni Volodymyr Zelenski në serialin e tij “Shërbëtori i popullit”, nga e hëna në të enjte me 2 episode çdo mbrëmje premierë së shpejti në Tv Klan. /tvklan.al