Tentativa për të vrarë ish-Presidentin amerikan gjatë tubimit në Pensilvani në 13 Korrik, ka zbuluar dështimet për sigurinë.
Kështu thuhet në raportin 5 faqësh të hartuar nga Shërbimi Sekret Amerikan ku në përfundimet e gjetura të bëra publike edhe nga Drejtori i kësaj agjencie Ronald Rowe në një konferencë shkelja e sigurisë në Pensilvani nuk ishte rezultat i mungesës së burimeve, por paftesi për të parashikuar kërcënimin.
Ai tha se përdorimi i frekuencave të ndryshme radio nga policia dhe Shërbimi Sekret nënkuptonte se ekipi i mbrojtjes së Trump nuk ishte në dijeni se një person i dyshimtë ishte identifikuar në mitingun e Butler, Pensilvani.
Raporti theksoi gjithashtu dështimin për të siguruar ndërtesën nga e cila qëlloi autori. Sulmi i 13 korrikut çoi në dorëheqjen e drejtorit të fundit të Shërbimit Sekret. “Shërbimi Sekret nuk u dha udhëzime të qarta partnerëve vendas të zbatimit të ligjit,” tha Rowe .
Një element tjetër i këtij hetimi është se Shërbimi Sekret nuk urdhëroi kurrë që policia lokale të monitoronte me snajper çatinë nga qëlloi Thomas Matthew Crooks. Kjo i lejoi autorit të ngjitej në çati dhe të gjuante disa herë.
Klan News