Të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga Vlora këtë të diel. Tvklan.al mëson se ngjarja ka ndodhur pas një sherri midis disa personave në bulevardin “Ismail Qemali”.
Mes tyre kishte edhe një person me armë që ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka nisur hetimet. Deri më tani ata nuk kanë identifikuar asnjë prej këtyre personave.
Mësohet se të përfshirët në sherr kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar. Në momentin kur është regjistruar ngjarja, në qytet nuk ka patur energji elektrike.
Ka qenë një qytetar që ka raportuar për të shtënat. Deri më tani policia thotë se nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Megjithatë hetimet për këtë rast vazhdojnë.
“Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njoftuan uniformat blu./tvklan.al