Të ftuar:
Ilir Alimehmeti – mjek epidemiolog
Fatjona Lubonja – kërkuese në fushën e autizmit
Matina Çobo – nutricioniste
Klejda Mati – mjeke onkologe
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Brokoli me speca në furrë, receta e shijshme për të gjithë familjen
1 kg brokoli
Kripë
1 qepë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
3 lgj vaj ulliri
Për salcën
3 vezë
2 gota qumësht (400 ml)
5 lgj vaj ulliri
4 lgj miell (135 gr)
1 lç kripë
Piper i zi
1 lç pluhur pjekës
1 tufë kopër
100 gr djathë chedar
Fillimisht presim brokolin në bohçe të vogla. Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm. Shtojmë në të 1 lugë çaji kripë dhe vendosim brokolin për të zier vetëm për 5 minuta.
Ndërkohë specat dhe qepën i presim në fije. Ngrohim vajin në tigan dhe fillimisht përgatisim qepën për 2-3 minuta. Më pas shtojmë specat në shirita të hollë dhe vazhdojmë përzierjen deri sa ato të ulin volumin dhe të zbuten. Lyejmë një tavë me vaj dhe fillimisht shtrojmë si bazë brokolin. Mbi të shtrojmë qepën me speca dhe i nivelojmë në të gjithë sipërfaqen.
Përgatisim salcën që do të lidhë të gjitha perimet. Në një tas vendosim vezët e plota dhe i përziejmë mirë duke shtuar qumështin, vajin, miellin, pluhurin pjekës, kripë, kopër të grirë hollë. I përziejmë mirë dhe i shpërndajmë mbi perimet. Në fund mbulojmë sipërfaqen e tavës me djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta.
Tiramisu në gotë
2 kokrra vezë
80 gr sheqer
250 gr maskarpone
150 ml kafe moka e përgatitur
1 pako biskota savoiard
2 lgj kakao për dekor
Fillimisht përgatisim kafe moka që të ftohet dhe 2 lugë kafe sheqer. Fillimisht ndajmë vezët, të bardhat nga të verdhat dhe i vendosim ato në 2 tasa veç e veç. Fillimisht në tasin ku kemi vendosur të bardhat e vezëve shtojmë 2 lugë gjelle sheqer dhe i përziejmë ato me rrahëse elektrike deri sa të na formohet një marengë e fortë. Shtojmë edhe 2 lugë gjelle sheqer tek të verdhat e vezëve. I përziejmë ato deri sa sheqeri të shkrijë dhe vezët të marrin trajtë kremoze.
Shtojmë në të maskarponen dhe i përziejmë me spatul deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë në të pak nga pak marengën e bardhë dhe i bashkojmë së bashku në një tas të vetëm. Lagim 2 gjysma biskote savoiard me kafe moka. I vendosim në fund të gotës dhe i mbulojmë me krem. Mbi të vendosim përsëri biskota e më pas krem. Në fund e pudrosim me kakao dhe i lëmë të ftohen në frigorifer para se ti shërbejmë.
vSi ka ndikuar dhe ndikon ushqimi në ndryshimin e gjeneve tona
Proteinat janë një nga elementët më të rëndësishëm që ne marrim nga ushqimi. Sot një ndër debatet e mëdha është përdorimi i pesticideve te ushqimet, modifikimi gjenetik apo edhe format më moderne si ushqimi laboratorik dhe i printuar në 3D.
Deebati konsiston kryesisht në ndryshimin e gjenomës së njeriut si rrjedhojë e ushqimit dhe pasojat afatgjata ndër të cilat presupozohet që rrit edhe rrezikun e autizmit.
Fatjona Lubonja, kërkuese shkencore për autizmin, shpjegon në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndërlidhjen mes ushqimit, proteinave dhe spektrit përmes një studimi të ri.
Fatjona Lubonja: Autizmi deri tani, në ktëë moment konsiderohet si një sëmundje e çrregullimit të sinapseve që janë ato degëzimet për të pasur njëfarë memorieje, mendimi, të foluri, çdo gjëje që veprojmë. Do të doja të shtoja dhe kjo është një risi e fundit që ka dalë, nuk e kam thënë asnjëherë se unë zakonisht shkruaj, një studim që ka dalë në një nga revistat më prestigjioze të studimeve të fundit, është publikuar një artikull, një studim që thotë memoria në përgjithësi, sesi i mbajmë mendimet, sesi i rregullojmë është bazuar në disa proteina.
Këto proteina janë shumë të rëndësishme sepse aktiviteti i tyre bën që ne të mbajmë mend. Nuk është vetëm një proteinë, por janë disa proteina që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Domethënë nëse bashkëpunimi i këtyre proteinave nuk bëhet fare, nuk kemi memorie. Në qoftë se nuk zgjat, atëherë kemi memorie të shkurtër dhe në qoftë se ato bëjnë një degëzim shumë të fortë të sinapseve, atëherë do të kemi një memorie më të gjatë.
Cili është roli i mjedisit në krijimin apo ndalimin e sëmundjeve