Mëngjesin e kësaj të hëne të ftuarit në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan folën sa i takon një teme mjaft interesante, por dhe pak të komplikuar. Lumturia e një femre, ishte në qendër të diskutimeve mes të ftuarve, të cilët bazuar në përvojat e tyre personale dhanë mendimin e tyre.
Merushe Xhihani tha se lumturia e një vajze ndryshon nga ajo e një gruaje. Për këtë ajo tregoi një histori të sajën personale. Ajo nuk ka pasur mundësi që të bëhet nënë, por ka rritur 3 fëmijët e vëllait të saj, të cilët ia kanë dhënë ndjesinë e të qënurit nënë. Për Merushe Xhihanin kjo ishte lumturia më e madhe.
“Vajza në synimin e saj mendon të tjera perspektiva për jetën e saj. Ndërsa në momentin që bëhesh grua hyjnë të tjera probleme në të qënurit femër ose grua. Doja të ndalesha në disa aspekte. Unë për veten time lumturinë e ndjej tek familja dhe tek karriera ime ose tek një shoqëri shumë e mirë. Prandaj themi që ka shumë gjëra që një grua e bëjnë të lumtur në jetë, nuk është e përcaktuar ajo. Pavarësisht se unë jam një nënë sot, këtë ndjesi Zoti nuk ma ka dhënë, por kam rritur 3 fëmijë. I kam rritur 3 fëmijët e vëllait dhe jam nënë me 3 fëmijë sot që i ka rritur vetë, i kam shkolluar vetë, i kam martuar dhe e ndjej shumë mirë atë ndjesinë se çdo të thotë nënë. Një kënaqësi tjetër, ku unë po flas si grua tani, është që kjo lumturia e këtyre fëmijëve mua më ka dhënë të jem një nënë shumë e lumtur për këta fëmijë edhe pse nuk e kam pasur ndjesinë e të qënurit nënë për të lindur vetë. Por, nënë e lumtur quhet dhe ajo që rrit fëmijë”, Merushe Xhihani./tvklan.al