E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të folur rreth lumturisë së një gruaje, gazetarja Anduena Llabani e bazoi mendimin e saj në përvojat personale. Për të paraja nuk është lumturi, por thjesht një mjet për të arritur drejt asaj që njeriut i jep lumturi apo kënaqësi.
Të ftuarit në studio dhanë perceptime të ndryshme sa i takonte lumturisë së një femre. Disa vendosën familjen, disa lekët, disa karrierën, e disa të tjerë lirinë. Por, në fund të gjithë kësaj gazetarja Anduena Llabani habiti me deklaratën e saj. Ajo tha se pavarësisht dëshirës për të qenë e lirë dhe e pavarur, një femër ka ardhur në këtë botë për t’u mbajtur nga një mashkull.
“Kam filluar punë 18 vjeç e gjysmë. Nuk jam paguar për gati 25 vjet. Jam futur në këtë profesion, kam gati 26 vite dhe jam përsëri në këtë profesion. E fitoj vetë paranë. Unë e përballoj vetë jetën. Hajde flasim tani nëse më bën të lumtur apo jo. Mua paraja nuk më bën të lumtur fare, kur marr atë pagën gjëja e parë që mendoj është se si do e prish. Çfarë do i blej djalit, prindërve apo dhe për vete. E kam si një pjet që përmbush detyrimet ndaj familjes, miqve dhe vetes apo pse jo dhe të programoj një udhëtim me shoqërinë. Pra është një mjet për të mbërritur tek shoqëria, për të vazhduar jetën, por kurrsesi për të qenë e lumtur. Unë mendoj se femra ka ardhur në këtë botë, besoj se jemi në një mendje me Gazin për këtë, për t’u mbajtur. Për t’u mbajtur, një femër duhet mbajtur nga mashkulli. Një femër duhet të trajtohet nga mashkulli që të mos i mungojë asnjë gjë, që të ketë një makinë të mirë, një shtëpi të mirë apo të ketë një jetë të mirë”, tha gazetarja./tvklan.al