Të ftuar:
Lajda Porja – meteorologe
Albert Kopali – agronom, pedagog UBT
Artur Xheka – fermer
Abdulla Diku – ekspert mjedisi
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Pulë me qull dhe arra
1,5 kg mish pule
2 lgj vaj
4 lgj gjalpë
4 lgj miell
5-6 thelpinj hudhra
1-1,2 l lëng pule
Kripë dhe piper i zi
2 lgj uthull (sipas dëshirës)
150 gr arra të copëtuara hollë
Pastrojmë racionet e pulës, i thajmë mirë ato dhe i skuqim pak në tigan të thellë për 3 minuta nga secila anë. Mbulojmë mishin me ujë të nxehtë dhe e lëmë mishin të ziejë për 20—30 minuta duke rregulluar shijen edhe me 1 lugë çaji kripë.
Transferojmë mishin në një tavë. Shtojmë në të gjysmë gote lëng pule ( 1 garuzhde). Vendosim disa cifla gjalpi mbi copat e mishit dhe i pjekim në furrë në temperaturë 180 gradë. Ndërkohë në tigan ose tenxhere shkrijmë gjalpin. Kaurdisim miellin sa të marrë një ngjyrë të artë si në lajthi të pjekur. Shuajmë miellin me lëngun e pulës të kulluar dhe e lëmë të marrë valë duke e përzier vazhdimisht deri sa shohim që lëngu të trashet mesatarisht. Shtojmë hudhrat, kripë dhe piper të zi. Në fund shtojmë uthullën nëse dëshironi. Fikim zjarrin e më pas shtojmë arrat e copëtuara hollë. Mund të shtojmë nga tenxherja duke shtuar një copë pule të pjekur dhe e shtojmë në tavë. Vendosim mishin sipër dhe e lëmë vetëm 15 minuta në furrë në temperaturë 180 gradë të spërkatur sipër me pak gjalpë dhe piper të kuq.
Speca të pjekur me kos dhe hudhra
4-5 speca të kuq të pjekur
5 lgj kos të kulluar ose salcë kosi
3 thelpinj hudhra
2 lgj vaj ulliri
Kripë
2 lgj majdanoz (të grirë hollë)
4 lgj arra të grirë hollë
Fillimisht ndezim furrën në temperaturë 200 gradë. Pastrojmë specat dhe i vendosim ato në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. Vendosim tepsinë në furrën e nxehtë vetëm për 20 minuta. Largojmë specat e pjekur në një tas, e mbulojmë atë me celefon dhe pas 15-20 minutave, qërojmë specat nga lëkura, bishtat dhe farat. Në një tas vendosim kosin apo salcën e kosit. Shtojmë në të hudhrat e shtypura, pak kripë dhe pak vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe na formohet nje masë kremoze. Specat i presim në shirita për së gjati. Vendosim si bazë në një pjatë salcën e kosit të aromatizuar. Vendosim mbi të disa shirita me speca të mbledhura role. I spërkatim përsëri me pak vaj ulliri, majdanoz të grirë hollë dhe në fund pak arra të grira dhe i shërbejmë.
Çudirat e motit, pranverë në nëntor… A përmbyset situata nesër?
“2024, vit i nxehtë për gjithë globin”, Lajda Porja: Dimrin e presim në…
Nëntori vijon të ketë ditë të kthjellëta e me diell, pavarësisht rënies së temperaturave. Sinoptikania Lajda Porja tha në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se kjo pritet të ndryshojë gjatë së mërkurës e së enjtes me praninë e reshjeve të shiut dhe të dëborës në zonat malore.
Porja shprehet se priten dy episode me shi në fund të muajit çka do të ndihmonte në plotësimin e nevojave energjitike dhe të bujqësisë. Sinoptikania shton se viti 2024 parashikohet të mbyllet si një prej më të nxehtëve në rang global.
Lajda Porja: Nëse bëjmë një analizë deri më tani, nëntori nuk ka pasur reshje dhe shpresojmë që të kemi në dhjetëditëshin e fundit ku ne presim edhe dy episode të tjera që të mund të plotësohen kuotat mujore sepse së pari, është një problematikë e theksuar për korporatën energjitike ku mund të themi që 100% të energjisë ne e kemi hidrike dhe kjo do të sillte problem. Së dyti, temperaturat të cilat kanë qenë të ulëta sa i përket nëntorit, mëngjeset minimale krijojnë mjaft problematika në bujqësi ku ka zona që janë edhe në vlera negative.
Megjithatë, është parashikuar që deri në fund të dhjetorit, megjithëse do të kemi këto ditët me copëza dimri, 2024 do të jetë ndër vitet më të nxehta në histori në rang global sepse gjithë muajt deri më tani që janë regjistruar kanë pasur temperatura më të larta se mesatarja, pra kemi pasur një anomali të theksuar të temperaturave, kemi pasur anomali dhe shpërndarje jo homogjene të reshjeve. Nëse reshjet do të bien për të paktën dy javë përgjatë një muaji të nëntorit, bien vetëm në 24 orë apo 48 orë me një sasi të konsiderueshme dhe fenomenet ekstreme janë shumë më shumë prezente për shkak të ndryshimeve klimatike dhe kanë një shkallë agresiviteti mjaft më të lartë. Pellgu i Mesdheut po shikon ngjarje apo fenomene të cilat nuk janë tipike të klimës mesdhetare sikundër ishte stuhia që preku Spanjën, ku Valencia kishte një stuhi, ata po bëjnë një analizë për ta futur në shkallën e një uragani.
Porja thekson se nuk pritet që Shqipëria të përfshihet nga i njëjti fenomen, ndonëse priten stuhi të forta ere, rrebeshe dhe shtrëngata kalimtare, kryesisht në bregdet. Pritet që dimri të fillojë në muajin janar.
Lajda Porja: 2024 një vit i nxehtë për të gjithë globin, megjithatë parashikohet që ne të shikojmë nuanca dimri që nga 2025, që në muajin janar.
Çfarë sjell rritja e temperaturave në bimësinë e vendit tonë
‘Hakmarrja’ e natyrës’, eksperti i shqetësuar: Temperaturat e larta shtojnë dëmtuesit e bimëve
Në këtë moment, bota po përjeton efektet që ndikimi i dorës së njeriut ka sjellë në natyrë. Bashkëjetesa dhe ekuilibrat janë prishur duke sjellë dukuri të forta natyrore, ndryshim të tokës, pasoja te gjallesat bimore e shtazore dhe zhvendosje të habitateve.
Sipas shpjegimit të ekspertit të mjedisit Abdulla Diku në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, efektet e ndryshimit të klimës janë të dukshme përmes bimësisë. Pyjet kanë nisur një proces përmes të cilit zëvendësojnë territoret e kullotave alpine.
Njëkohësisht është vënë re ardhja e disa dëmtuesve si rezultat i temperaturave të larta që po zhdukin disa lloje bimësh ose po i sulmojnë agresivisht.
Abdulla Diku: Në natyrë është vënë re dhe vihet re, tashmë periudha e vegjetacionit është shumë më e gjatë, ka më shumë sëmundje dhe dëmtues të cilët nuk i kishim takuar më përpara, nuk i kishim njohur më përpara si të tillë në Shqipëri. Ka verë shumë të thatë, pra periudha e thatësirës është shumë më e gjatë, shumë më e madhe. Ka gjithashtu rënie të sasisë së reshjeve, ndërkohë që kemi ndryshueshmëri në intensitetin e reshjeve, kemi më pak reshje gjatë verës por shumë intensive kur bien. Në natyrë kjo vihet re në atë që quhet brezi i kullotave alpine, aty ku mbaron brezi i pyejeve dhe fillojnë kullotat e lartësive malore, kullotat alpine. Pyjet kanë filluar të zhvendosen më në lartësi si të thuash, me rreth 150-200 metra në disa zona, po pushtojnë territoret e kullotave të cilat më parë nuk kanë pasur bimësi pyjore. Ky është një proces që ne e kemi vënë re dhe vit pas viti po bëhet gjithmonë e më i dukshëm në mjediset natyrore.
Katerina Trungu: Kjo është shqetësuese sipas jush apo jo?
Abdulla Diku: Është shumë shqetësuese sepse dua të përmend vetëm dy shembuj lidhur me disa dëmtues dhe sëmundje që kemi në pyje për shembull. Është një flutur, flutura kineze, flutura e bushit quhet, bushi është një shkurre e vogël dekorative që përdoret në gjelbërimet e qyteteve, por ne e kemi edhe në masivet tona natyrore, në kodra, luginat e lumenjve, lugina e Drinit, Matit, Shkumbinit etj dhe ky dëmtues i ardhur para 4-5 vjetësh pothuajse po e zhduk bushin në mënyrë natyrore. Është një dëmtues agresiv i cili favorizohet shumë nga ngritja e temperaturave pasi nga dy gjenerata që normalisht prodhon në shumicën e vendeve europiane, në Shqipëri ka arritur të prodhojë 4 gjenerata në vit, pra shumë agresiv dhe shumë intensiv.
Një tjetër problem kemi me pyjet e gështenjës me një insekt tjetër dëmtues që ka ardhur së fundmi. Ai quhet grerëza aziatike e gështenjës e cila redukton në mënyrë drastike prodhimin, pra gati 80-% të prodhimit e zhduk, e ul menjëherë për shkak të agresivitetit dhe intensitetit të këtij dëmtuesi. Po ashtu, kushdo që ka udhëtuar përgjatë luginës së lumit Vjosa, të gjitha rrapet atje që që kanë qenë natyralisht të mbjella, janë zhdukur për shkak tëkancerit të rrapit.
Quiz televiziv