Të ftuar:

Erlis Çela: Pedagog

Esmeralda Topi: Gazetare

Deada Hyka: Gazetare

Ida Zavalani: Gazetare

Gazetare: Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Lazanja me thjerrëza dhe ragu star

0.5 pako peta lazanje
1 gotë thjerrëza jeshile ( të gatuara )
1 qepë
2 thelpinj hudhra
0.5 gotë pure domate star
Kripë + piper të zi + dafinë
2 kuti ragu star

-Salca

2 vezë
1 lugë gjelle miell
2 gota kos
1 filxhan çaj djathë pice të grirë
3 lugë gjelle parmixhano të grirë

Fillimisht shpëlajmë thjerrzat dhe I ziejmë ato në temperaturë mesatare për 20 minuta. Në një tigan kaurdisim qepën me pak vaj, hudhrat I kaurdisim sëbashku, purenë e domates, kripë, piper të zi, thjerrzat e kulluara, dafinë, 1 filxhan ujë I përzjemë dhe I lëmë të ziejnë për 10 minuta. Në fund shtojmë ragunë e përzeijmë. Në një tas rrahim vezët, pak kos, miellin I rrahim sëbashku, kosin e mbetur, kripë, piper, djathin e picës.

Në një tepsi të lyer me pak vaj vendosim 2 lugë gjelle nga salca e përgatitur. Lagim petët e lazanjës, me ujë të ngrohtë dhe I vendosim në tepsi duke alternuar një rresht petë lazanjë 1 rresht thjerrza me ragu. Kështu vazhdojmë deri sat ë përfundojmë thjerrzat me ragunë ose sa shtresa të dëshironi ju. Në fund shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen salcën me kos vezë dhe djathin e nivelojmë, e spërkasim me pak parmixhano dhe vendosim lazanjën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Keku i shpejtë dhe i lehtë me karota dhe arra

Si të identifikohen lajmet e rreme dhe si të verifikohen faktet në mediat online?

Si të mos biem pre e fake news në rrjetet sociale?

“Dalloj titujt e lajmeve të ChatGPT”, gazetarja zbulon ‘sekretin’ profesional

Sot për të ditur më shumë rreth një teme apo ngjarjeje, mjafton vetëm një klikim i thjeshtë. Nga aty hapen një mori faqesh, publikimesh dhe prirja është gjithnjë për të shkuar drejt asaj që na tërheq më shumë. Një titull më interesant mund të jetë karremi i duhur për të rënë në kurthin e lajmeve të rreme (fake neës).

Me rrjetet sociale, e kemi gjithnjë e më të vështirë të filtrojmë informacionin e aq më pak ta verifikojmë si lexues. Hyrja e Inteligjencës Artificiale e ka bërë të thjeshtë për gazetarët që të shkruajnë artikujt e tyre përmes saj pa bërë një punë të mirëfilltë apo të shkruajnë një titull përmes ChatGPT.

Por gazetarja Deada Hyka shprehet se mund ta dallojë veprën e ChatGPT. Sipas shpjegimit të saj në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka disa karakteristika të një titulli që shkruhet nga ChatGPT. Gjithsesi, gazetarja shton se nuk duhet parë si armik pasi i përdorur në funksion të lehtësimit të disa detyrave, mund të jetë shumë i dobishëm.

Deada Hyka: Ndoshta shumë e zonja jo, mos t’i japim vetes ca atribute që nuk i kemi, por te titulli arrij që ta dalloj sepse ka një normativë krijimi titulli që sado të mundohet Inteligjenca Artificiale, nuk është ajo prekja ose ai gjykimi njerëzor. Ka një format të ngjashëm ose një fjali të ndarë në dy pjesë nënrenditëse, mundësisht të ndarë me dy pika ndërmjet dy pjesëve nënrenditëse. Çdo fjalë nis me gërmë të madhe, të kapitalizuar kështu që nëse e shihni një titull të tillë, është padyshim ChatGPT.

Le të mos bëjmë një luftë me mullinjtë e erës do të thoja, mos ta shpallim ChatGPT armikun sepse ka shumë elementë të këtij transformimi teknologjik që naka përfshirë të gjithëve, që janë në të mirë të jetës së gazetarit do të thoja unë. Së paku, për një pjesë të gazetarëve të shtypit të shkruar. Me këtë doja të thoja për shembull, në rast se mua një intervistë të cilën nuk e marr fizikisht por e marr nëpërmjet email-it, më vjen i paredaktuar sepse jo çdo burim me të cilin ne flasim janë njerëz shumë të aftë nga ana drejtshkrimore etj, patjetër që ChatGPT mund të jetë një mjet shumë i mirë në funksionin tim si gazetare për të më kursyer kohë sepse mua do të më duhej që një itnervistë prej së paku dy faqesh ta rregulloj, ndërkohë që unë këtë energji e hedh për të bërë diçka tjetër. Ka edhe instrumente të tjerë të Inteligjencës Artificiale të ndërlidhur me CHatGPT që të ndihmojnë me një transkriptim.

 

“E kishte intervistuar Blendi Fevziu!”/ Gazetarja tregon si e ëma ra në kurthin e mashtrimit online

Kushdo që përdor rrjetet sociale mund të shohë një pafundësi reklamash për produkte të ndryshme.  Por së fundmi kemi parë edhe lajme apo shpërndarje materialesh për disa artikuj që reklamohen se janë përdorur nga personazhet publike dhe kanë pasur rezultat.

Gazetarja Esmeralda Topi shpjegon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan se e gjitha është një skemë mashtrimi. Kompani të ndryshme farmaceutike përdorin rrjetet sociale, sidomos Facebook që preferohet nga moshat e treta për të reklamuar gjithfarë suplementesh e barnash, kombinuar me imazhin e një personazhi publik.

Topi tregon se pati një situatë të ngjashme me nënën e saj e cila ngulmonte për një postim që kishte parë, në të cilin dukej sikur gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” kishte intervistuar një mjek. Në fund, rezultoi që gjithçka ishte informacion i rremë dhe i sajuar.

Esmeralda Topi: Ka një fushatë agresive në rrjetet sociale, kryesisht Facebook sepse moshat e treta përdorin më shumë Facebook-un dhe ka një fushatë agresive nga kompani të ndryshme, farmaceutike që shesin, tregtojnë ilaçe të ndryshme, nga më të ndryshmet që ka target grup moshat e treta. Dhe çfarë ndodh? Janë skema mashtrimi, pra përdorin imazhin e moderatorit Blendi Fevziu apo Blendi Salaj, pra njerëz publikë në Shqipëri të cilët i sajojnë sikur intervistojnë dikë që ka përfituar nga ky suplementi dhe në fund gjithë ideja është që këta njerëz të blejnë këtë suplement dhe vendosin tituj bombastikë.

Kam pasur një rast me time më e cila këmbëngulte dhe më thoshte që “nuk është e vërtetë sepse unë e lexova, e kishte marrë Blendi  Fevziu në intervistë atë mjekun dhe ai mjeku ishte i huaj dhe thoshte që kjo për reumatizmën”… ndërkohë që u futa dhe e verifikova, fotografia e atij mjekut ishte e rreme. Ishte dikush në botë në jetën e tij të përditshme, profesor në një universitet në Amerikë që e kishin përdorur dhe thoshin është mjeku filan, emri i mjekut nuk ekzistonte fare në asnjë vend dhe kuptohet pastaj edhe moderatori që citohej për intervistën nuk ishte dhe nuk e kishte marrë kurrë atë intervistë. Por dua të them që kjo është një luftë për të bindur moshat e treta që të mos bien pre e këtij lloj marketingu. Janë skema të mirëfillta mashtrimi.