Të ftuar:

Vjoleta Dajçi: Dermatologe

Sonila Sopoti: Sipërmarrëse

Erieta Koliqi Gajtani: Artiste

Denisa Zhegu: Dermoestetiste

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Gjoks pule me patate dhe krem

500 gr gjoks pule
1 qepë
4 patate
Kripë + piper të zi
0.5 lugë çaji piper të kuq

-Për kremin

2 vezë
1 gotë qumësht
200 ml pana
1 lugë çaji rozmarinë
Arrë moskat
2 thelpinj hudhra
Pak kripë
150 gr djathë mozzarela i grirë
3 lugë gjelle majdanoz i grirë opsionale
1 lugë gjelle gjalp + 1 lugë gjelle vaj ulliri

Fillimisht lyejmë tiganin me gjalp në temperatura ambienti. Shpërndajmë në gjithë sipërfaqen qepën të prerë në fije ( sipër salltës ) duke e marinuar me pak kripë dhe piper të zi. Presim patatet në feta të rrumbullakta me trashësi 0.3 cm dhe i vendosim mbi qepët dhe këto i marinojmë me pak kripë dhe piper të zi. Gjithashtu i spërkasim dhe me pak vaj ulliri. Gjoksin e pulës e presim në kubik ( sa një kafshatë ) dhe e marinojmë mishin me kripë + piper të kuq dhe piper të zi e më pas mbulojmë patatet me copat e mishit. Në një tas përgatisim salcën duke përzierë 2 vezë + rozmarinën ( të thatë ) + arrë moskat + kripë + 200 ml krem pana + 250 gr kos + 3 thelpinj hudhra të shtypura. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë për 30 min në temperaturen 190 gradë. Më pas e nxjerrim nga furra dhe shtojmë mbi të djathin e grirë në rende të përzierë me pak majdanoz opsionale ose mund të vendosni dhe disa feta domate opsionale. E lëmë në furrë për 15-20 min të tjera, e më pas gjithçka do të jetë gati për ta shërbyer.

Makarona me ton kaperi dhe ullinj                                  

Çfarë modeli transmetojnë nënat tek vajzat gjatë rritjes?

Si ndikojnë nënat në formimin e vajzave të tyre?

Quiz Comodita Home