Të ftuar:

Klegia Troksi: Gazetare

Artjon Bakaj: Bloger

Anila Hetoja: Arkitekt

Anora Kroj: Psikologe

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Tasqebap me gjoks pule

500 gr gjoks pule
1 qepë
2 thelpinj hudhra
0.5 gotë verë te bardhë
1 spec i kuq ( Opsionale )
2-3 domate në copa
1 gjethe dafinë
Kripë + piper të zi
2-3 gota lëng pule ( Magi )
3 lugë gjelle vaj ulliri + 1 lugë gjelle gjalp

Presim mishin në kubik sa një kafshatë dhe vendosim mishin në tenxhere e kaurdisim sa të përthithin lagështirën dhe më pas shtojmë gjalpin dhe vaijn. I përziejmë 1-2minuta. Shtojmë hudhrat dhe qepen të grirë shumë hollë kaurdisim ato derisa qepa të marrë ngjyrë të artë. Shuajmë mishin dhe qepen me verë dhe i lëmë ato të avullojnë alkoolin. Shtojmë specin të grirë shumë imët mundësisht me grirësën e qepes i përzjejmë për dy minuta e më pas shtojmë domatet në kubik. Rregullojmë shijen me pak kripë e piper të zi dhe dafinë. Shtojmë ujë dhe kubet magi të pulës sa të mbulohen përbërsit dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen plotësisht për 30 deri në 35 minuta. Më pas cdo gjë gati për ta servirur.

Bukë misri tradicionale

500 gr miell misri
100 gr miell gruri
1 pako pluhur pjekës
Kripë
60 ml vaj ulliri
400 ml ujë ngrohtë

Përzjejmë fillimisht miellin e misrit me miellin e grurit sëbashku me pluhurin pjekës. Hapim në qëndër mirë gropen e më pas shtojmë pak ujë +vajin+kripen, fillojmë i përzjejmë pak nga pak me duar duke shtuar ujin e mbetur derisa të formohet jo një brum i ngurtë por një brum që shkëputet nga luga dhe në duar të jetë ngjitës. E lëmë të pushoje për 20-30 minuta më pas nivelojmë një tavë të lyer me gjalp ose vaj dhe e pjekim në furrën e nxehtë në temperaturën 220 gradë për 30-35 minuta.

Si t’i mbijetojmë vjeshtës?

Pse jemi më  të stresuar në vjeshtë?

Quiz/ Loja telefonike