Të ftuar:

Arbjola Halimi– psikologe

Xhulia Xhaja– logopede

Skype: Benjamin Arifi– gazetar

Adela Kallanxhi- IT

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta gatimi nga zonja Vjollca

Role patëllxhani me mish të grirë

4 patëllxhanë
350 gr mish të grirë
1 spec i kuq
1 spec pikant (sipas dëshirës)
1 qepë
2 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
1 lk piper i kuq
1 lç kumin

Për salcën
1 spec i kuq, i pjekur
1 lgj salcë domate
1 lk pure domate
1 gotë e gjysmë uji
Vaj ulliri

Shërbehet me:
300 gr kos
3 thelpinj hudhra
Pak vaj ulliri
Pastrojmë patëllxhanët, i presim ato në feta e më pas mund ti kalojmë në ujë të valuar për 2-3 minuta ose i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I spërkatim me pak vaj dhe kripë dhe i pjekim vetëm për 20 minuta në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë në një grirëse qepe vendosim qepën, specin, specin pikant, hudhrat, kripë, erëzat. I grijmë të gjithë përbërësit dhe i përziejmë me mishin e grirë. Më pas në një tigan ngrohim vajin dhe shtojmë specin e kuq të pjekur, të qëruar nga lëkura dhe të grirë, të bërë pure në grirëse. Shtojmë më pas salcën, purenë e domates, e skuqim për 2 minuta e më pas shtojmë 1 gotë e gjysmë ujë. E lëmë të ziejë vetëm 5 minuta e më pas e fikim zjarrin. Vendosim mbi çdo fetë patëllxhani kimën e përgatitur me mishin e grirë të pagatuar. E hapim atë në të gjithë sipërfaqen e fetës së patëllxhanit. E mbledhim role e më pas i vendosim në një shkop shishqebapi 4 e nga 4. Më pas i vendosim shkopinjtë e mbushur në role në një tavë. Në fund shtojmë edhe salcën e përgatitur. Vendosim tepsinë në furrë, në temperaturë 180-190 gradë për 25-30 minuta. Kur ta shërbejmë përziejmë pak kos me hudhra. Vendosim pak në pjatë e mbi të vendosim shkopin të mbushur në role shishqebapi, por mund të shtojmë edhe pak pilaf anash.

Suxhuk me mazë

300 gr suxhuk
1 gotë e vogël ujë (150 ml)
1 gotë qumësht (150 ml)
250 gr mazë ose schmand
3 lgj miell misri i bardhë
1 thelb hudhër
Kripë
2 lgj vaj
Në një tigan vendosim vetëm 1 lugë gjelle vaj e më pas vendosim në të suxhukun të prerë sipas dëshirës. Skuqim suxhukun deri sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Fikim zjarrin dhe e lëmë mënjanë. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e mbetur si ujin, qumështin, miellin, mazën, kripë. Në një tigan tjetër vendosim pak vaj. Aromatizojmë vajin me një thelb hudhër, të cilin e largojmë më pas. Shtojmë përbërësit që përziem në tas dhe vazhdojmë të përziejmë me miell misri dhe mazë deri sa të marrë trajtën e një qulli po jo shumë të trashë. E shërbejmë në një tas qeramike duke vendosur mbi të copat e suxhukut dhe yndyrën që ka lëshuar suxhuku.

Fëmijët rrahin gruan shtatzënë, Roblox i rrezikshëm, çfarë ndodh në lojrat online

Video-lojërat i bëjnë fëmijët me ankth dhe agresivë, psikologia ngre shqetësimin

Gjyshja e shqetësuar: Mbesa 2 vjeç rri gjithë ditën në telefon