Të ftuar:
Andi Allajbej – Tur operator
Fisnik Muça – President i Federatës së Udhërrëfyesve Malorë në Shqipëri
Alketa Bicja – farmaciste
Kostandin Feshti
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Kaposh pirgu me përshesh gruri
1 kaposh pirgu (2,5 kg)
100 gr gjalpë
Vaj
Kripë dhe piper i zi
Rozmarinë
2-3 qepë mesatare
1,5 lgj nenexhik i thatë
Për kulaçin
800 gr miell Ola
400 ml ujë
Kripë
Fillimisht përgatisim kulaçin e përsheshit. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas dhe punojmë brumin me duar derisa të formohet një brumë si i byrekut, pak më i fortë. E vendosim atë në një tepsi të lyer me vaj. I bëjmë disa shpime me pirun me qëllim që të piqet mirë. Pasi e kemi lyer me vaj dhe në sipërfaqe e vendosim në furrën e parangohur në temperaturën 200 gradë për 30 min. Pasi kulaçi të piqet e mbështjellim me pecetë dhe e lëmë ashtu deri sa të vaket, më pas fillojmë të bëjmë përsheshin por copat jo të mëdha, të vogla.
Ndërkohë që pjekim kulaçin përgatisim pulën. Pula duhet të jetë pastruar dhe tharë, e lyejmë atë më pak vaj. E marinojmë me kripë. Përziejmë gjalpin me erëzat që preferoni, rozmarinë, piper dhe vendosim në barkun e pulës, gjysmën e gjalpit duke vendosur dhe pak në krahët e pulës. Shtojmë në tavën që do të pjekim pulën dhe ½ e gotës ujë. Vendosim pulën në furrë në temperaturën 200 gradë. Fillimisht e lëmë 30-40 min e më pas ulim pak temperaturën në 180 gradë dhe për 30-40 minuta të tjera. Ndërkohë në një tigan me 2 lugë gjelle vaj vegjetal. Skuqim qepën të grirë shumë hollë. Vazhdojmë skuqjen derisa qepa të marrë ngjyrë të artë transparente. Shtojmë 600 ml lëng pule dhe e lëmë qepën të ziejë + piper të zi.
Tek përsheshi që përgatitëm shtojmë 1 lugë gjelle nenexhik të thatë dhe e përziejmë përsheshin mirë. Kur të piqet pula e largojmë nga tava dhe e vendosim në një pjatancë. Lëngun që është në tavë e kullojmë dhe e shtojmë tek tigani me qepë. Largojmë tiganin me lëngun e pulës dhe pasi t’i ketë rënë vala por të jetë i nxehtë. Largojmë përsheshin, asnjëherë lëng nuk duhet të jetë mbi nivelin e përsheshit. E lëmë të pushojë derisa përsheshi të përthithë lëngun e pulës. Rrethojmë pulën në një pjatancë me përshesh dhe e servirim në tryezë.
Sallatë mesdhetare me thjerrëza dhe perime të freskëta
400 gr thjerrëza
1 qepë e kuqe (në kubikë)
2 domate në kubikë të vegjël
2 qepë të njoma në feta
2 kastraveca të vegjël
1 spec jeshil ose i verdhë në kubikë
1 tufë kopër e grirë
250 gr djathë feta
Vaj ulliri
5 lgj uthull të kuqe
1 lç rigon
Kripë
Fillimisht shpëlajmë mirë thjerrëzat dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë në zjarr për të zier në temperaturë mesatare. Nga momenti i vlimit i lëmë thjerrëzat të ziejnë afërsisht për 20 minuta. Më pas i kullojmë mirë dhe i vendosim në një tas. I lëmë të ftohen pak dhe shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, qepën, domaten, kastravecat, specin jeshil. Të gjithë këto të prera në kubikë me brinjë 1 cm, qepën e njomë në unaza. Shtojmë koprën e grirë. Thërrmojmë 3/4 e djathit, shtojmë vaj, uthull, kripë dhe rigon. I përziejmë mirë e më pas mbushim tasin që do të servirim sallatën. Në fund thërrmojmë djathin e mbetur për të dekoruar sallatën dhe e shërbejmë.
Destinacionet e preferuara të festave brenda dhe jashtë vendit
Filmat e Krishtlindjeve, një kënaqësi më vete e festave