Të ftuar:
Chrysanthi Kalogeri – Astrologe
Ingridi: Këngëtare
Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta
Tavë kosi me mish qingji
1 kg mish qingji
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle miell
350 ml lëng mishi
1 kg kos
2-3 vezë
2 lugë oriz ( gjysëm i zierë )
Kripë + piper të zi
Pak piper të kuq ( opsionale )
Fillimisht mishin e qingjit e pastrojmë dhe e ndajmë në racione e marinojmë me pak kripë dhe piper të zi. E vendosim në tavë ku do ta përgatisim. Shtojmë dhe dy gota uji dhe pak gjalp mbi mish dhe e vendosim në furrë ne temperaturen 180 gradë për 40 minuta. Pasi të ketë kaluar kjo kohë kullojmë lëngun e mishit dhe e lëmë menjëanë. Vendosim në zjarr gjalpin për ta shkrire dhe kaurdisim miellin për 3 minuta, pa i dhënë ngjyrë më pas e shuajmë me lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa të na bëhet një salcë e madhe e bardhë kremoze.
Ulim temperaturen e zjarrit dhe shtojmë në të kosin duke e përzierë ngadalë gjithmonë në temperaturen nën mesataren. Vazhdojmë përzjejren derisa ta kemi ngrohur por jo të marrë valë sa të prishte. Përziejmë vezët dhe i shtojmë në tenxheren me kos dhe vazhdojmë përzierjen ngadalë. Fikim zjarrin largojmë tenxheren dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi.
Në tavën ku kemi copat e mishit shpërndajmë orizin gjysëm të zierë e mbi të shtojmë salcen e përgatitur me kos dhe vezë duke larguar dhe copat e mishit. Vendosim përsëri nga pak gjalp mbi copat e mishit dhe vedosim taven e kosit në furrë në temperaturen 190 -200 gradë për 20-25 minuta. Nëse dëshironi në 10 minutat e fundit shkrim pak gjalp dhe pak piper të kuq dhe e shtojmë ne sipërfaqe.
Speca me sallam
2 copa sallam si qëmoti ( llukanik )
5-6 speca mix ngjyrash
1 qepë 2 thelpinj hudhër
1 spec djegës
1 gotë verë ose birrë
1 lugë gjelle salcë domate
1 kuti mesatare konservë ose 4 domate të freskëta
Rigon
Kripë + piper të zi
Sallamin e presim në feta të trasha dhe e vendosim në një tigan të madh me pak vaj. I skuqim fetat e sallamit në të dy anët . Ndërkohë presim specat në copa të pa rregullta, qepen e presim në feta. Po aty në tigan shtojmë qepen dhe e përzjejmë për 2-3 minuta duke shtuar më pas specat plus pak spec pikant dhe vazhdojmë ta përziejmë.
Grim hudhrat dhe i shtojmë në tigan, shtojmë një lugë gjelle salcë domateje e përziejmë mirë. Shtojmë sallamin e përziejmë e më pas i shuajmë me një gotë vere ose birre. I përziejmë mirë duke lënë alkoolin të avullojë. Shtojmë domatet rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, rigon. I përzjejmë mirë dhe i lëmë të gjithë përbëresit në tigan të gatuhen për 15 minuta.
Javë me përfitime personale, ekonomike, aspekte të mira astrologjike
Si do të jetë kjo javë? Parashikimi i yjeve sipas Chrysanthi Kalogeri
Çfarë do ndodhë me bricjapin, ujorin, peshqit javën e fundit të qershorit?