Të ftuar:
Akil Pano
Armela Vrahoriti
Çenkuela Hasa
Valbona Mhilli
Marsi Simo
Gazetare: Agida Koçi
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 receta nga Znj. Vjollca
Birjan me jufka dhe pulë (Tradicionale e Peshkopisë)
4-6 racione pule
600 gr jufka
1,5 l lëng pule
Kripë
1 kokërr qepë
100 gr gjalpë
1 lç lisën (erëz e thatë e krahinës)
vRecetë e thjeshtë dhe e shijshme me finok në tigan
400 gr finok
Vaj ulliri
Kripë
30 ml verë të bardhë
Piper i zi
50 gr domate të thata
50 gr ullinj
20 gr fara pishe
1,5 lgj kaperi
1 lgj kopër ose pak borzilok të freskët
Përse na bën mirë të shkojmë në varreza
Nuk viziton kurrë varrezat, Armela Vrahoriti: Shkoj vetëm për gjyshen. Shoh gjithnjë një flutur…
Rituali i vizitës në varreza te njerëzit e dashur që nuk jetojnë më për disa është një proces shërimi apo një lloj takimi me të afërmit e tyre. Për të ftuarën e “Shije Shtëpie”në Tv Klan, Armela Vrahoritin kjo qasje vjen ndryshe.
Ajo shprehet se ceremonia mortore dhe vizita në varreza janë përjetime shumë të forta për të, saqë i shmang gjithnjë. I vetmi rast që ka bërë përjashtim, është gjyshja e saj e ndjerë që e rriti, Ana.
Armela Vrahoriti: Unë mund të jem personi që nuk do ta shihni kurrë në ditën e përcjelljes së mortit, e përjetoj shumë keq.
Katerina Trungu: Nuk shkon edhe kur ke pasur rast të familjarëve?
Armela Vrahoriti: Kam pasur, rasti më i fundit ka qenë halla ime, ndjesë pastë e cila ka 4 vite që është ndarë nga jeta dhe gjyshja nga ana e mamit, nana Ana. Me të kam qenë shumë e lidhur se ajo më ka rritur, e kisha shumë të vështirë përcjelljen por nga ana jonë ne jemi ortodokosë dhe pritjen e përcjelljen e bëjmë në kishë, kështu që ishte pak më e lehtë por edhe aty e përjetova shumë keq, pata një humbje të ndjenjave, ndoshta për faktin edhe të lidhjes që kishim me njëra-tjetrën. Nana Ana përveç faktit që më ka rritur dhe ka qenë shumë e lidhur me mua, është i vetmi person që unë shkoj shpesh në varreza dhe vetëm për të.
Katerina Trungu: Kur thua vetëm për të, shkon te ajo dhe te asnjë tjetër nuk shkon?
Armela Vrahoriti: Vetëm për nana Anën, ndiej një lloj qetësie, një lloj paqeje. Tani duke u rritur po kuptoj që shumë gjëra që më ka thënë më kanë dalë, në sensin që ishte shumë e zgjuar, më njihte shumë mirë dhe ndonjëherë kur flas me të, kur takohem me shpirtin e saj se z. Akil e di që njeriu vdes fizikisht, por shpirti i tij jeton, të paktën ne kështu ngushëllohemi, është i vetmi person që kur unë shkoj atje ndiej një lloj paqeje.
Armela shton se mban gjithnjë një ikonë të Krishtit që më parë i përkiste gjyshes dhe aty i duket sikur flet me të e i shpreh shqetësimet e saj. Në këto momente, ajo ka vënë re praninë e fluturave për të cilat thuhet shpesh se simbolizojnë shpirtin e një njeriu të dashur.
“Sa herë që jam pak si e shqetësuar, pak si e mërzitur ose ndonjëherë më ka qëlluar që kam qenë edhe pa qejf, duke qenë se jetoj edhe vetëm, gjithmonë e shoh një flutur të madhe, duket sikur është po e njëjta, po e njëjta ngjyrë, po i njëjti dizajn ose ndoshta më është fiksuar dhe mua dhe thjesht ngushëlloj unë veten që ka ardhur nana”.
Të shkosh në varreza, çfarë tregon për një individ?
“Gjyshi më përmendi vdekjen tri ditë para se të ndërronte jetë”, pastori kujton fjalët e fundit të tij
Takimi i parë me vdekjen për pastorin Akil Pano ka qenë në moshën 10-vjeçare. Në një episod që ai ndan me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kujton ndarjen nga jeta të gjyshit që për të ishte një hero. Tri ditë para vdekjes, pastori e pa gjyshin duke qarë ndërsa lutej fshehurazi e ai i foli për vdekjen.
Pas kësaj ngjarjeje, gjyshi pësoi infarkt dhe ndërsa dergjej në momentet e fundit gjatë të cilave Akili kujtonte bisedën e tri ditëve më parë, ai i la një mesazh nipit të tij.
Akil Pano: Unë personalisht jam takuar me vdekjen kur gjyshi im i ndjerë, Thomai i cili pati një rol të jashtëzakonshëm në jetën time në raport me besimin, vdiq. Tri ditë përpara se ai të vdiste, unë e gjej në dhomë, ai kishte një rituale që unë s’e kuptoja në atë kohë.Përpara se të flinte gjatë drekës, pasdite, ai lutej por unë nuk e kuptoja që ai lutej, ishte periudha komuniste, asnjë nuk mund ta shprehte besimin e tij në publik. Ishte në gjunjë në anë të krevatit, lutej por atë ditë unë e pashë që kishte vendosur kokën mbi duart e veta dhe po qante. Hera e parë që heroi im të qajë, ne e kemi idealizuar figurën e mashkullit, një burrë nuk mund të qajë. I them papuli, nga greqishtja papu, gjyshi, çfarë ke, pse po qan ti? Gjyshi më drejtohet me mënyrën si më thërriste mua ai me përkëdheli, “Kili, do të vdesim një ditë”. Dhe i them unë jo gjyshi, ti nuk do të vdesësh, ne do të jemi këtu, si do të vdesësh? Ti je heroi im, ne do të jemi bashkë. “Do të vdesim”, tha gjyshi.
Unë nuk e dija se çfarë ai po thoshte dhe nuk e kam kuptuar ndonjëherë edhe më vonë se si ai për herë të parë, ndau këtë moment me mua ndërsa tri ditë më vonë pas këtij momenti kur unë për herë të parë dëgjoj fjalën vdekje dhe e përjetova në atë mënyrë nga personi më i dashur që unë kisha në jetën time në atë kohë, gjyshi më thërret, ishte në dhomën e gjumit, në atë kohë familjet jetonin bashkë, pra babai im më i vogli ndër dy djemtë jetonte me dy prindërit dhe unë isha rritur me gjyshin dhe gjyshen në shtëpi. Ai thërret emrin tim, unë vrapoj sepse dëgjoj një thirrje me një zë vokal shumë të lartë, dukej që ai kishte pasur një infarkt dhe unë menjëherë thërras gjyshen, mamin, marrin në telefon babain në qendrën e tij të punës, ai vjen me të shpejtë në shtëpi dhe unë kujtoj në ato momente ndërsa shikoj gjyshin të shtrirë në divan, tri ditë më parë ky më kishte përmendur vdekjen dhe nis të qaj me dënesë. Gjyshi më shikon, ishte në ato momente përpara se të ndahej nga jeta tokësore dhe thotë Kili, më kujto, ne do të takohemi prapë.
Shenjë nga bota e përtejme? Pastori: Humba nënën, vajzën e vizitoi një kanarinë për ditëlindje
Disa njerëz besojnë se pas humbjes së një njeriu të dashur, shenja të ndryshme si fluturat janë sinjale se ata vijojnë të kujdesen ende për personat që kanë lënë pas. Pastori Akil Pano kujton në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ngjarjen që shoqëroi ndarjen nga jeta të nënës së tij, e cila gjithnjë i dhuronte mbesës një kanarinë apo peshk për ditëlindje. Kur vajza kërkoi një kanarinë pas ditëlindjes së gjyshes dhe nuk iu plotësua, ndodhi diçka e habitshme.
Akil Pano: Ne ishim në një qytet tjetër ditën e ditëlindjes së vajzës për punë dhe do të ktheheshim pasdite, kishim lënë një darkë familjare dhe kishim përgatitur dhuratat tona. Ndërkohë Xhonatani, djali na çon një video dhe thotë “nuk do ta besoni”. Ditën e ditëlindjes së vajzës, nga ballkoni, nga veranda e shtëpisë sonë, dera e dhomës së gjumit të vajzës ishte e hapur, hyn një kanarinë brenda, kemi dëshmitarë për këtë, shkon te shtrati i saj, ishte mëngjes, ulet në prehrin e vajzës dhe ajo thërret vëllain, ky i bën foto e video. Ne nuk po e besonim, unë mendova Xhoni i ka bërë një surprizë motrës së vet, por në fakt ishte një kanarinë që kishte hyrë në shtëpi, kishte shkuar pikërisht te dhoma e vajzës, ishte ulur në prehrin e saj dhe ne kafazë kanarinash kishim plot aty, e morën, e vunë në kafaz dhe nisën ta ushqenin, e quajtën Tuiti se Tuiti ishtee emri i një kanarine tjetër të mëparshme, por kjo na bëri të mendonim më thellë.
Valbona Mhilli: Unë dhe mbesa kemi ndjerë zhurmë nga varri i babit
Valbona Mhilli e klasifikon veten te njerëzit që besojnë te jeta e përtejme dhe ritakimi me njerëzit e dashur pas vdekjes. Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ajo shprehet se nuk ndikon vetëm besimi por edhe shenjat që ka parë. Në sinjalet që ajo mendon se kanë ardhur nga babai i ndjerë, ka qenë gjatë një vizite në varreza kur ajo dhe mbesa kanë dëgjuar zhurmë që vinte nga varri.
Valbona Mhilli: Shenja që edhe kur kam shkuar me mbesat e mia te varri i babit, ne kemi dëgjuar bashkë me mbesat varrin i cili bënte zhurmë shumë të madhe. Kemi parë shenja që na është shfaqur babi në ëndërr si mbesës, ashtu edhe mua, kështu që ka shumë shenja që ne na bënë të besojmë që shpirti jeton dhe shpirti i babit tim është gjithë kohës me mua.
Katerina Trungu: Për pjesën e shenjës së parë, tani si e ke përjetuar atë moment dhe ishit të dyja kaq të qarta në atë gjë, s’e kuptoj?
Valbona Mhilli: Ne ishim bashkë me familjarët tanë në ritualet tona që shkonim e takonim babin. Babi ka pasur një lidhje shumë të madhe me mua dhe me mbesën e madhe. Vajtja e mbesës te varri, ndërkohë që ne ishim ulur te pllaka e varrit, unë dhe mbesa dëgjojmë një shkundje të fortë të varrit, një zhurmë që vinte nga një thellësi shumë e madhe dhe dukej sikur trokiste diçka. Kjo është dëgjuar vetëm nga unë dhe mbesa, të dyja të mpira dhe nuk reaguar.
Agida Koçi: Kishte edhe njerëz të tjerë ndërkohë?
Valbona Mhilli: Po, edhe njerëz të tjerë. Ndërkohë që jemi larguar nga varri, unë filloj dhe qaj në makinë, them që babi është gjallë dhe tregoj këtë skenën që dëgjova dhe ndërkohë mbesa nga ana tjetër reagon dhe thotë “teze, edhe unë e dëgjova, por kisha shumë frikë ta tregoja sepse mendova se nuk do të më besonit”.