Të ftuar:

Emi Kalaja – gazetare (Skype)

Edlira Çepani – aktiviste

Arbjola Halimi – psikologe

Fatjon Softa

Mirgit Vataj – kryetar i Urdhrit të Punjonjësit Social

Gazetare: Agida Koçi, Ermelinda Ndoja

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 receta nga Znj. Vjollca

Gjyveç me perime

600 gr patate
2 qepë mesatare
4 karrota
4 speca jeshil
1 spec i kuq
2 kunguj të njomë
300 gr domate në kubikë
1 lugë gjelle piper i kuq
Kopër + majdanoz
4-5 thelpinj hudhra
Vaj + kripë + piper të zi

Salca për të mbuluar perimet

3 vezë
2 lugë gjelle mesatare miell
250 gr salcë kosi
Kripë + arrë moskat

E pjekim ne temperaturem 180-190 gradë për 40 minuta.

Akullore me çokollatë, vetëm 3 përbërës

380 gr qumësht të kondensuar
280 gr çokollatë fondente
600 ml krem pana ëmbëlsire

Në një tenxhere vendosim qumështin e kondensuar e më pas e vendosim tenxheren në zjarr në temperaturën mesatare më qëllim që qumështi të ngrohet. Shtojmë çokollatën të copëtuar dhe fillojmë të përziejmë ngadalë të dy përbërësit derisa çokollata të shkrihet. E largojmë tenxheren nga zjarri dhe fillojmë të përziejmë derisa qumështi me çokollatën e shkrirë të ftohet pak. Në një tas vendosim kremin e panës dhe fillojmë të përzierjmë me rrahëse elektrike derisa shohim që rrihet lehte kremi.

Fillojmë të shtojmë lugë e lugë krem pana të rrahur në tenxheren me çokollatën e shkrirë kur të shtuar gjysmën e panës shtojmë masën e përzierë të çokollatës në tasin e panës, e përziejmë ngadalë gjithmonë me spatul ( jo me rrahëse elektrike ) derisa e gjithe akullorja të jetë përzierë mirë e vendosim në një tas të mbuluar me kapak ose me celefon fino dhe e vendosim në frigorifer për 4 orë. Më pas e shërbejmë.

Çfarë e shkaktoi ngjarjen e rëndë në Shkodër?

Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja përshkruan Alma Arrazin: Grua e dashur dhe e qeshur, askush s’e mendonte që…

Ngjarja e rëndë në Shkodër ku dyshohet se nëna është vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e mitur, është ende e pazbardhur. Deri më tani janë gjetur trupat e tre të vegjëlve në lumin Buna ku edhe ka ndodhur ngjarja ndërsa vazhdojnë kërkimet për trupin e nënës, Alma Arrazit.

Në një lidhje me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gazetarja Emi Kalaja përshkruan se si njihej kjo e fundit nga perosnat me të cilët frekuentohej. Kalaja thotë se për shkak të natyrës së kujdesshme ndaj fëmijëve dhe ruajtjes së imazhit të lumtur familjar, askush nuk e kishte imagjinuar se e ndjera do të kryente aktin fatal ndaj vetes e të vegjëlve.

Emi Kalaja: Për njerëzit që e njohin Almën dhe që unë kam patur kontakte, të cilët e kanë  njohur në rrethana të ndryshme, pra mësues të fëmijëve, edukatorë të kopshteve, komshinj, shoqëri që ajo frekuentonte, asnjëherë nuk do ta kishin besuar që Alma do të ndërmerrte një veprim të tillë. E përcaktojnë si një nënë tepër të kujdesshme, të dashur, një grua e qeshur, por që kishte prezantuar familjen e saj si një portret i lumtur familjar, ndoshta natyra e saj introverte për të mos u shprehur, për të mos u hapur nuk kishte arritur të krijonte në opinionin pulbik apo qoftë edhe te familjarët e saj, mundësinë që ajo të ndërmerrte një akt të tillë i cili është një ngjarje tragjike dhe duket një ngjarje që mendja e shëndoshë nuk arrin ta perceptojë.

Kujtojmë se të dielën autoritetet mundën të gjejnë trupin e vajzës 9-vjeçare e cila u pikas në ujërat e lumit Buna nga një peshkatar i rastit. Trupi i saj i pajetë u përcoll këtë të hënë për në banesën e fundit. Ditën e djeshme polumbarët kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës së dytë, vajzës 8-vjeçare.

Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij. Shkak dyshohet se ka qenë dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari.

Çifti Arrazi kishin 10 vite të martuar dhe kohët e fundit kishin patur debate ndërsa 39-vjeçarja kishte mësuar se bashkëshorti e tradhtonte.