Tajfuni “Gaemi” ka goditur bregun juglindor të Kinës, pasi shkakoi viktima dhe dëme të shumta materiale në Tajvan dhe Filipine.
3 persona vdiqën dhe qindra të tjerë u plagosën kur stuhia kaloi mbi Tajvan më herët, ndërsa autoritetet në Filipine thonë se të paktën 21 persona kanë ndërruar jetë për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Është shumë herët për të thënë se çfarë efektesh do të ketë stuhia në vendin e fundit që ka goditur, por me Kinën që aktivizon paralajmërimin e saj të nivelit më të lartë për fatkeqësitë, zyrtarët janë qartësisht të përgatitur.
Tajfuni detyroi zyrtarët në Tajvan që të pezullojnë stërvitjet vjetore ushtarake. Ndërkohë, janë anuluar pothuajse të gjitha fluturimet brenda vendit e mbi 200 të tilla ndërkombëtare. Autoritetet thonë se më shumë se 8 mijë njerëz janë zhvendosur përkohësisht nga ishulli.
Në Filipine raportohet se është mbytur një anije-cisternë që transportonte 1.5 milionë litra karburant industrial. Për pasojë, 8 persona u raportuan të vdekur./tvklan.al