Këto janë pamjet kur një asteroid i vogël ndriçon qiellin e Filipineve.
Një lëmsh zjarri përçau mantelin e natës në Filipinet e veriut gjatë së enjtes kur asteroidi i vogël u dogj teksa depërtonte në atmosferë.
Here’s how Asteroid RW1 looks like from Gonzaga, Cagayan, Philippines. Best shot so far!! 😍 pic.twitter.com/eYgQsHqxFP
— Raymon Dullana (@raymongdullana) September 4, 2024
Asteroidi me përmasa rreth 1 metër ishte i padëmshëm, por krijoi një “lëmsh zjarri spektakolar”, tha Agjencia Hapësinore Europiane.
Asteroidë të këtyre përmasave godasin Tokën rreth çdo dy javë, por kjo është vetëm hera e nëntë që zbulohet përpara se të prekte atmosferën.
Objekti qiellor u pikas të mërkurën nga Catalina Sky Survey që drejtohet nga Universiteti i Arizonës dhe financohet nga NASA. Kjo e fundit tha se asteroidi “i vogël” e i padëmshëm pritej të dukej si një top i zjarrtë në bregun lindor të Filipineve të veriut.
Shkencëtarët e quajtën 2024 RW1./tvklan.al