Numri i viktimave nga stuhia tropikale “Trami” në Filipine ka arritur në 46. Mijëra persona janë zhvendosur nga përmbytjet.

Shumë janë ende të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre dhe kërkojnë ndihmë“, tha për AFP Andre Dizon, shefi  i policisë për rajonin e goditur rëndë Bicol.

Presidenti i vendit Ferdinand Marcos në një konferencë për shtyp tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë vështirësuar për shkak se infrastruktura është shkatërruar nga përmbytjet.

Rreth 20 stuhi tropikale dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit, duke dëmtuar shtëpitë, infrastrukturën dhe duke vrarë dhjetëra njerëz.

Klan News