Hulumtimi i ri nga ekspertët zbulon se si sillen gratë të cilat kanë çrregullime mendore, ose e thënë ndryshe kanë forma të caktuara të psikopatologjisë.

Sipas ekspertëve, gratë që mbajnë kokën në mënyrë të përkryer, të pa lëvizur, ose që kanë lëvizje minimale gjatë bisedës, kanë nivele të larta të prirjeve psikopatike.

“Këtu, ne përdorëm një teknikë të automatizuar për të zbuluar, nxjerrë dhe analizuar pozicionin dhe dinamikën e kokës në lidhje me tiparet psikopatike në një kampion grash të burgosura,” thanë shkencëtarët. 

Ky konkluzion doli në sajë të një eksperimenti shkencor, ku u morën në studim rreth 213 gra të burgosura në SHBA, përkatësisht nga mosha 21 deri në 57 vjeçe.

Studiuesit përcaktuan tiparet psikopatike, si një kombinim i mosfunksionimeve ndërpersonale si manipulimi, gënjeshtra patologjike, pashpirtësia, mungesa e pendimit, impulsiviteti, papërgjegjshmëria dhe shkathtësia kriminale. 

Për të dalë një përfundim të plotë dhe korrekt shkencëtarët vëzhguan hollësisht çdo intervistë të kryer të 213 grave, në të cilën u pa se gjatë kohës që ishin duke u intervistuar ato kanë ndenjur për një kohë shumë të gjatë pa bërë asnjë lëvizje të kokës.

Pozicionet e kokës në çdo sekuencë të filmuar u kategorizuan në sajë të teknologjisë së moderuar që përdorën specialistët, në tre ndarje të lëvizjeve të identifikuara, lëvizje minimale, e moderuar dhe ekstreme. Përfundimi ishte i qartë; sa më pak lëvizje të kokës, aq më psikopate.

/tvklan.al