Nxënësit e shkollës “Musine Kokalari” do te mësojnë në kushte të reja dhe bashkëkohore pas rindërtimit nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen Bashkimi Evropian godinën e re.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Kombinati është transformuar totalisht në një zone me shkolla me standarde.

“Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si “Musine Kokalari”, “Myslym Keta”, që i kemi bërë me BE dhe miqtë e PNUD-it, kemi “Lasgush Poradecin”, “Betim Muçon”, krejt papritur i kanë zili edhe ish Blloku dhe qendra e Tiranës.”

Shkolla “Musine Kokalari” me godinën e re do t’u shërbejë rreth 750 nxënësve dhe është pajisur me laboratore e terrene sportive.

Klan News