Mijëra njerëz protestuan në Athinë ku kërkuan paga dhe standarde më të mira jetese.
Mjekë, mësuesit, punëtorët e transportit nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë iu bashkuan protestës, pasi qeveria dorëzoi buxhetin e saj e vitit 2025 në parlament.
Iro Genetzaki, parukiere: Ne kërkojmë një jetë më të mirë, të ardhura më të mira që na mundësojnë të jetojmë dhe të mbulojmë nevojat tona. Jemi në një qorrsokak.
Qeveria e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis e ka rritur katër herë pagën minimale që nga marrja e pushtetit në 2019 dhe ka premtuar ta rrisë atë në 950 euro deri në vitin 2027. Gjithashtu ka rritur edhe pensionet.
Megjithatë, qytetarët thonë se këto masa nuk janë të mjaftueshme pasi kostot e energjisë, ushqimit dhe strehimit vazhdojnë të tejkalojnë rritjen e pagave dhe pensioneve.
Klan News