Për të 8 ditën radhazi tensionet janë të larta në Greqinë fqinje falë grevës së fermerëve të cilët kanë bllokuar të gjitha rrugët e vendit dhe disa pika kufitare.

Skena përleshjes të ashpra janë vërejtur në Athinë, teksa në horizont nuk shfaqet asnjë sinjal pajtimi mes qeverisë dhe fermerëve.

Po zhytemi thellë në borxhe tha një nga kultivuesit e ullinjve, sepse nuk mund të shesim produktet tona.

Si rrjedhojë gjithnjë e më pak e zgjedhin agrikulturën si një punë. Në protestë kundër uljes së çmimeve dhe rënies së eksporteve fermerët kanë refuzuar ndihmën prej 500 milion eurosh të qeverisë. Sipas tyre kjo paketë është e vakët.

Ne jemi kredimarrës nëpër banka dhe jo shteti, u ankuan protestuesit. Qeveritarët kanë vila e paga mujore, ndërsa ne kërkojmë një çmim të mirë të produkteve tona.

Protesta është shtrirë edhe në pikat kufitare e Bullgarinë dhe Turqinë. Kamion të mëdhenj dhe traktorë kanë bllokuar këto pika kufitare duke rrezikuar shtrirjen e protestave edhe më gjerë./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle