Një shpërthim vullkanik është shënuar në jugperëndim të Islandës, duke detyruar evakuimin e banorëve aty pranë të “Lagunës Blu” dhe qytetit të vogël të peshkimit Grindavik. Kjo ka shënuar shpërthimin e pestë të vullkanit që nga muaji Dhjetor.
Zyra Meteorologjike Islandeze tha se çarja është më shumë se 2.5 km dhe po vazhdon të rritet. Para shpërthimit të së martës, zyrtarët raportuan gjithashtu aktivitet intensiv tërmetesh. Pjesa më e madhe e 4,000 banorëve të qytetit të afërt të Grindavik u evakuuan nga kjo zonë që në Nëntor, përpara shpërthimeve në Dhjetor, Janar, Shkurt dhe Mars.
Gjatë shpërthimit të Janarit, lava rrodhi në rrugët e Grindavik, duke përfshirë 3 shtëpi. Disa banorë që atëherë ishin kthyer për të jetuar në lagje më pak të rrezikuara nga rrjedha e lavës, por zyrtarët thanë se ata u evakuuan të mërkurën kur hyrja e magmës filloi të rridhte më pranë Grindavik.
Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive dhe ndodhet mbi atë që njihet si Kreshta e Mesme të Atlantikut, kufiri midis dy prej pllakave tektonike më të mëdha në planet. Ky është tani shpërthimi i shtatë që nga viti 2021 dhe shkencëtarët besojnë se zona po hyn në një epokë të re vullkanike që mund të zgjasë për dekada apo edhe shekuj./tvklan.al