Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në një godinë disa katëshe e cila është dëmtuar plotësisht.
Mediat vendase raportojnë se 3 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur. Shpërthimi në ndërtesë u shkaktua nga një rrjedhje gazi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkolle dhe një shtëpie të moshuarish.
Kryebashkiaku i qytetit tha për mediat se godina ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Kishës Katolike. Në katet e sipërme, që janë edhe më të shkatërruarat nga shpërthimi, strehoheshin priftërinjtë. /tvklan.al