Në Spanjë këtë vit kompanitë e ndryshme nuk do të zhvillojnë festën e fundvitit me stafin për shkak të pandemisë, por pritet të ketë shitje më të mira sa i përket shportave të dhuratave. Shportat e festave janë një mënyre për të falenderuar punonjësit për punën e tyre.
Ndërkohë, sektori më i goditur nga pandemia vijon të mbetet turizmi, industri të tjera kanë rritur porositë me rastin e fundvitit, pasi një pjesë e buxhetit nga darkat e fundvitit është anuluar dhe ka shkuar për dhuratat e Krishtlindjes.
Për kompanitë, të cilat po e bëjnë një gjë të tillë për herë të parë, punonësit janë shprehur se kjo u ka dhënë më shumë motive dhe frymëzim.
Sipas drejtorit të marketingut të ndërmarrjes Lotes de Espana, Pepa Alarcon arsyeja që punëdhënësit po dërgojnë shporta për dhurata ishte ruajtja e motivimit midis stafit, pasi një pjesë punojnë nga shtëpia.
Alarcon tha se vlera e porosisë mesatare ishte rritur në 50-60 Euro për shportë krahasuar me një vit më parë e cila kishte vlerën e 30-40 Euro.
Klan Plus