Ekipi olimpik shqiptar shpërdoron një tjetër mundësi për të fituar medalje në Lojërat Olimpike të Parisit
Mundësi Zelimkan Abakarov dështoi për të kaluar në raundin gjysmëfinale pasi u mposht nga Indiani, Aman.
Pasi fitoi ndeshjen e parë me pikë, 31-vjeçari tentoi të vazhdonte rrugën drejt zonës së medaljeve.
Por, ndaj indianit ai nuk ia doli për të kaluar në mesin e 4 mundësve më të mirë olimpik. Ai u mund 12-0 për tu eliminuar kështu nga Lojërat Olimpike të Parisit.
Ekipi olimpik kuqezi i ka hedhur sytë nga mundja për të tentuar fitoren e një medalje në këtë kompeticion që do të ishte e parë në Olimpiadë. Tashmë në lojë për këtë arritje janë dy mundësit Valiev dhe Dudaev.
Klan News