Mundja shqiptare po jep rezultat edhe në 2025. Shermen Valijev dhe Zelimkhan Abakarov morën medalje në turneun ndërkombëtar Honri Dëglan i zhvilluar në Francë.

Valijev fitoi të artën në peshën deri 74 kilogramë në stilin e lirë, ndërsa Abakarov argjend deri 65 kilogramë.

Mundja shqiptare vitin e kaluar pati disa arritje të rëndësishme mes tyre medaljet e para olimpike për vendin tonë.

Tv Klan