Kombëtarja shqiptare, përballet me Çekinë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë synojnë me çdo kusht fitoren, e cila do i afronte më shumë me objektivin që është vendi i parë në grup.

Përveç kësaj, Shqipëria kërkon edhe një lloj “hakmarrje”, për atë humbje 2-0 në ndeshjen e parë në Pragë.

Siç e tha edhe trajneri Silvinjo, ndeshjet me Çekinë, janë kthyer si një derbi, për shkak të përballjeve të shpeshta në vitet e fundit.

Ajo e kësaj të shtune, do të jetë ndeshja e pestë mes dy kombëtareve, me Shqipërinë që numëron një fitore, kundrejt dy humbjeve dhe një barazimi.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët që do të zbresin në fushën e lojës.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Tuci.

ÇEKIA: Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Sulc, Chery.

/tvklan.al