Kristjan Asllani pritet të luajë titullar në sfidën e Interit ndaj Genoas në kampionat. Forma e dobët e treguar nga Hakan Calhanoglu, ka detyruar trajnerin Simone Inzaghi që të hedhë sytë nga futbollisti shqiptar.
Sipas “Sportmediaset”, Asllani do të luajë nga minuta e parë në mesfushë dhe ka mundësinë e mirë për të treguar vlerat e tij. Genoa është një kundërshtar që i sjell fat mesfushorit 22-vjeçar, pasi ndaj tyre shënoi sezonin e kaluar.

Ndeshja mes Interit dhe Genoas do të luhet mbrëmjen e kësaj të Shtune, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “San Siro”.
/tvklan.al