Pasivizimi i i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës po mbështetet edhe nga gjyqësori në Serbi. Rasti i refuzimit nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë i ankesës së një shqiptari nga Medvegja për kthimin e adresës në Medvegjë, ka ndezur polemika dhe akzua ndaj Serbisë, se po kërkon diskriminimin dhe largimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.

Për këtë akt të fundit ka reaguar edhe ministria jonë e Jashtme e cila thotë se ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore.

Ministria deklaron se ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare.

Klan News