Tirana zyrtare shpreh shqetësim lidhur me procesin e pasivizimit nga Serbia të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.
Në një reagim zyrtar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore.
Ministria thotë gjithashtu ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare. Sqarime për këtë proces gjatë kësaj të enjte kërkoi edhe Bashkimi Europian.
Tv Klan