Viti që lamë pas ka shënuar numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendin tonë me një rritje me më shumë se 136 kërkesa. Të dhënat që raporton Institute i Statistikave konfirmon se janë shtetasit afganë ata që kanë paraqitur kërkesat më të larta ndjekur nga shtetasit sirianë dhe irakenë.
Duke analizuar përgjigjet e kërkesave rezulton se janë dhënë 14 vendime pozitive të statusit të mbrojtjes, nga të cilat 5 i përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4 nga Afganistani e pjesa e mbetur nga Siria e Palestina.
Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, muajt me më shumë aplikime kanë qenë Marsi, Shtatori dhe Tetori të cilët përbëjnë 46% të aplikimeve gjithsej.
Gjatë 2023, 30,3 % e personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç. Ndonëse më shumë shtetas duan të shpërngulen në Shqipëri, nga ana tjetër më shumë shqiptarë po lënë shtetësinë vitet e fundit.
870 persona hoqën dorë nga pasaporta shqiptare për të mbajtur atë të një vendi tjetër. Janë femrat që dominojnë në më shumë se gjysmën e rasteve, pasuar më tej nga meshkujt. Në 5 vitet e fundit ky fenomen është rritur me 34%.
Tv Klan