Igli Tare duket favorit për tu emëruar drejtor sportiv te Milani, të paktën sipas asaj që raportohet nga Italia.
Gianluca Di Marzio ka zbuluar se të Premten e kaluar, Tare kishte një takim në Londër me pronarin e Milanit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic. Shqiptari duket se ka bindur drejtuesit dhe shihet si favorit për të marrë në dorë merkaton e italianëve.
Me një eksperiencë pozitive të Lazio për disa vite, Tare ka mposhtur konkurrencën e Fabio Paratici dhe Andrea Berta, të cilët gjithashtu ishin në listën e Milanit.
Marrëveshja duket shumë afër dhe konkretizimi mund të vijë në ditët e ardhshme. Tares duket se do i besohet revolucioni i Milanit në merkaton e verës. /tvklan.al