Më shumë pacientë në reanimacion dhe të intubuar

Ulet numri i të shtruarve në spital, por mbetet i lartë ai i pacientëve që janë në reanimacion dhe të intubuar.

Sipas të dhënave të siguruara nga Televizioni Klan të premten në dy spitalet Covid rezultojnë të shtruar 117 pacientë, 19 prej tyre janë në reanimacion dhe 9 të intubuar.

Një ditë më parë në spital ishin të shtruar 124 pacientë, 18 në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Nisur nga përkeqësimi i situatës, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektimin e masave anti-covid.

Tv Klan